Vrasja në Lezhë, 2 të arrestuar rrihet infermieri i spitalit



Dy persona u arrestuan mbrëmjen e djeshme në lidhje me vrasjen e Martin Shtjefnit, 25 vjeçarit nga Lezha, ndërkohë që vazhdon të jetë në kërkim autori i krimit Mariglen Përgjini.

Vrasja në Lezhë, 2 të arrestuar rrihet infermieri i spitalitVrasja u shënua dy orë pas mesnatës së 9 janarit, në një lokal me muzikë live në autostradën Lezhë- Tiranë, pranë kryqëzimit të njohur si “Shënkolli”. Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj vëllait të viktimës, pasi akuzohet se ka rrahur infermierin e spitalit të Lezhës duke e akuzuar se nuk bëri të pamundurën për t’i shpëtuar jetën të Martinit.

ARRESTIMET MBRËMË VONË
Gjatë gjithë ditës së djeshme policia vijoi aksionin për arrestimin e të dyshuarit si autor të krimit, Mariglen Përgjini. Policia vendosi postblloqe në autotradë dhe në rrugët rurale si dhe ushtroi kontrolle në disa banesa, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i 26 vjeçarit nga fshati Manati i Lezhës. Ndërkohë që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia i vuri prangat Ëngjëll Nikës, 26 vjeç nga Balldren i Lezhës dhe Anton Tonit 36 vjeç. Ata akuzohen për “moskallëzim të krimit”. Ëngjëll Nika kishte mbetur i plagosur nga plumbat e pistoletës që u shkrepën brenda në lokalin e muzikës live.

VËLLAI I VIKTIMËS RREH INFERMIERIN
Në lokalin me muzikë live ishin mbledhur në një tavolinë rreth 15 vetë, bashkë me ta dhe autori dhe viktima. (Ndryshe nga sa u tha në fillim se autori dhe viktima ishin ulur në dy tavolina të ndryshme). Nga të dhënat e para hetimore mendohet se mes viktimave dhe autori fillimisht ka pasur gridje më pas situata ka gjeneruar në përdorimin e armës tip pistoletë nga autori. Viktima, Martini është dërguar i gjallë në spital, ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve. I vëllai Petrit Shtjefni mendohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj infermierit duke e akuzuar se nuk i dha mjekimin e duhur Martinit, dhe e la të vdiste. Ndaj tij policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë.

Çfarë mendoni? Komentoni më poshtë...

Postime të tjera...